Nzonzi ishte pranë Romës, shikoni çfarë ka bërë tani Barcelona

Prej ditësh mediat spanjolle raportojnë që Steven Nzonzi është pranë transferimit te Roma.

Sport

12/08/2018 14:58

Mirëpo, verdhekuqët ofrojnë vetëm 25 milionë euro për lojtarin, derisa klubi andaluzian kërkon 35 milionë plus bonuset, përcjellë “Lajmi.net”.

Lojtari iu ka bërë me dije drejtuesve të klubit që dëshiron të transferohet te Roma.

Në anën tjetër, Barcelona ka hequr dorë nga francezi.

Edhe pse ishte në listën e objektivave, duket se mënyra se si ia mori Malcomin Romës, ka bërë që Barca të largohet nga gara.

Kujtojmë që Roma ka nisur procedurat ligjore ndaj klubit katalunas, për rrëmbimin e Malcom, ku sipas verdhekuqëve lëvizja shkeli tw drejtat etike. /Lajmi.net/