Nystret Muqiqi i kthehet dashurisë së vjetër (Foto)

Këngëtari llapjan Nystret Muqiqi, ka lënë pak anash muzikën por iu është kthyer “Odave”.

ShowBiz

17/05/2016 22:22

Ai në disa fotografi të siguruara nga Magazina.al, shihet i ulur në ballë të oxhakut pranë miqve të tij në një ndej private, pasi pranë tij është edhe miku i tij Arben Krasniqi i cili është pronar i lojërave të fatit “Apex”.

Nga fotot, shihet se Nystreti ka qenë i ftuar në një festë familjare të një miku të tij.

Ndërsa si duket ai i ka argëtuar ata me këngë patriotike me çifteli, e cila ka qenë “dashuria” e tij e vjetër kur kishte nisur karrierën si këngëtar, transmeton Magazina.al

Si duket Nystretit i është dhënë fjala në këtë “odë” burrash, pasi siç e do tradita ata që ulën në ballë të oxhakut duhet të flasin më shumë.