Nxitja e tolerancës fetare, prioritet i anëtareve të PDK-së

Kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Shiroka – Pula, e shoqëruar nga anëtari i kryesis së PDK-së Elmi Reçica, anëtaret e kryesis së Gruas Demokratike Blerta Deliu-Kodra dhe Mexhide Mjaku-Topalli dhe gjithashtu nga kryetari i degës së ‪ PDK-së në ‪‎Ferizaj Agim Aliu, sot vizituan ‪‎Bashkësinë ‪‎Islame në Ferizaj. Delegacioni i PDK-së uruan Bujar Hasanin për zgjedhjen në pozitën e ‪kryetarit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.

Lajme

26/05/2016 15:06

Në takim u diskutua për përkrahjen e projekteve të ndryshme për të rinjtë, të cilat kanë si synim nxitjen e ‪‎tolerancës fetare, duke e pasur parasysh numrin e madh të të rinjve në Ferizaj.

13312844_1073568636022515_9113513460717580137_n

Gjithashtu në këtë takim u theksua se Ferizaj njihet si një qytet me një popullatë të civilizuar dhe si rrjedhim i kësaj edhe një vend me tolerancë fetare.

13244841_1073568676022511_4224645158246680369_n