Nxirret viktima e parë nga tragjedia në KEK

Është nxjerrë viktima e parë nga rrënojat e shpërthimit që kanë ndodhur në Termocentralin “Kosova A”. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Lajme

06/06/2014 17:05

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku ka konfirmuar se është nxjerr një trup i pa jetë nga rrënojat ku ka ndodhur shpërthimi në termocentralin “Kosova A”.

Ai tha se viktima është diku rreth moshës 65 vjeçare, por nuk ka bërë të ditur identitetin e tij.

Thuhet se nën rrënoja janë edhe dy punëtorë.