Nxinte lëkurën me rreze 3 herë në javë, tani po vdes nga kanceri

Louise Cook, 27 vjeç, nënë e tre fëmijëve ka qenë e fiksuar pas nxirjes së lëkurës me rreze. Mjekët i kanë dhënë vetëm 3 javë jetë, për shkak të kancerit në lëkurë, i cili është mjaft agresiv dhe iu shkaktua nga seancat e shpeshta të marrjes së rrezeve.

Fun

27/09/2015 18:52

Cook merrte rreze 3 herë në jave. E tëra filloi kur ajo vuri re një nishan mbi kurriz  dhe që më pas u shoqëruar me gjakderdhje. Louise nga Thetford, i Mbretërisë së Bashkuar, zbuloi se kanceri ishte malinj dhe pas 6 javëve kishte një gungë në qafë. Rezonanca magnetike konfirmoi diagnozën e tmerrshme.

Tumori u hoq, por është shumë vonë: kanceri ishte përhapur dhe ishte bërë i pakurueshëm. “Isha e re dhe naive. Tani duhet ta paguaj mendjelehtësinë me jetën time, por ama refuzoj që kanceri të më asgjësojë gjatë kohës që jam ende në këtë botë”, deklaroi Louise. Ëndrra e saj është që të kalojë më shumë kohë me fëmijë, ndoshta edhe pushime. Një mik i saj, ka hapur një faqe për mbledhjen e parave “Go Found Me”, për tu siguruar fëmijëve të saj një të ardhme paqësore./gsh