Nxënësve që iu gjetën armë të ftohta nuk janë të shkollave të Drenasit

Komuna e Drenasit ka mohuar raportimet  në media se në një autobusin me  nxënës  ku janë gjetur armë të ftohta, thika, boksa hekuri dhe substance narkotike, nxënësit i përkisnin shkollave të Drenasit.

Lajme

19/05/2017 14:10

Në reagimin e komunës thuhet se nxënësit në autobus nuk kanë qenë të komunës së Drenasit,por që autobusi është ndalur nga Policia e Drenasit, në regjionin e Drenasit.

“Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të njoftojë qytetarët, veçanërisht nxënësit e Komunës së Drenasit, përmes kësaj komunikate, sqarojmë, se lajmi nuk është i vërtetë dhe se nxënësit nuk janë të Komunës së Drenasit. Lajmi është i pavërtetë i publikuar në media (portale) me titullin “Nxënësit armatosen deri në “dhëmbë” për të shkuar në ekskursion, ndërhyn policia në Drenas”, fillimisht në gazetën “Express” të shpërndarë pastaj edhe në portalet tjera. Nxënësit nuk janë të Komunës së Drenasit, por ishin ndalur nga Policia e Drenasit, në regjionin e Drenasit, prandaj kur të publikoni lajme, ju kisha lutur të jeni korrekt dhe t’i verifikoni burimet dhe saktësinë e lajmit”, thuhet në komunikatën e komunës./Lajmi.net/