Nxënësit nga Lugina e Preshevës vizitojnë Prekazin

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, (nesër) 6 tetor, organizon një eskurzion për nxënësit nga Lugina e Preshevës për ta vizituar Prekazin.

Lajme

05/10/2018 12:25

Nisja do të bëhet prej orës 07:00 nga Presheva dhe Bujanoci, ku pritet të arrijnë në Prekaz të Kosovës në mesditë.

Aty do të mbajë një fjalim, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Rexhep Hoti, i cili është Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Pas vizitës në Prekaz, nxënësit janë të ftuar që të drekojnë në objektin e Kryeministrisë në Prishtinë dhe më vonë do ta kenë rastin ta vizitojnë Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Kjo është agjenda për nesër:

07:00     Nisja nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci

10:00 – 10:30    Vizitë në Prekaz

12:00 – 12:20 Fjalë rasti nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj

Fjalë rasti nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Rexhep Hoti

12:20 – 13:30   Dreka në Prishtinë (Objekti i Kryeministrisë)

14:00- 14:30   Vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës

16:00 – 18:00  Vizitë në Prizren

18:00     Kthimi për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje.