Nxënësit kapën duke vjedhur 19 ditarë në një shkollë të Prishtinës

Edhe pakë javë pritët të përfundojë viti shkollorë. Në shkollën Fillore në Besi të Prishtinës nxënësit tentuan të vjedhin ditarët shkollorë.

Lajme

15/05/2017 11:35

Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj (të mitur), pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur 19 ditarë shkollorë nga objekti i shkollës.

Në lidhje me rastin në arrati gjendet edhe një i dyshuar tjetër.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar si vjedhje e rendë. /Lajmi.net/