Nxënësit bojkotojnë mësimin, ankohen nga i ftohti brenda në shkollë – Lajmi.net
Nxënësit bojkotojnë mësimin, ankohen nga i ftohti brenda në shkollë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleSociale 8:16, 14 December 2016
Nxënësit e shkollës së mesme në Prishtinë, Gjimnazi Filologjik “Eqrem Qabej”, kanë dalë jashtë shkollës për të protestuar nga i ftohti që po mbanë brenda në shkollë.

Përderisa një numër i madh i nxënësve ka dalë jashtë objektit shkollor, gjysma tjetër është ndaluar brenda në holl, por megjithatë nuk pranojnë të mbajnë procesin mësimor, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga nxënësit e shkollës që janë duke protestuar e që dëgjohen duke brohoritur “KEMI ARDH ME MSU, S’KEMI ARDH MU SMU”.

Në fotografi shihen nxënësit jashtë oborrit të shkollës, disa brenda në shkollë dhe disa prej tyre duke kërcyer nga dritaret.

Lajmi.net ka mësuar se ky nuk është rasti i parë që nxënësit në këtë shkollë ankohen nga i ftohti e që nuk merren masa, edhe pse ky objekt shkollor ka pak vite që është ndërtuar.

I kontaktuar nga redaksia e lajmi.net, Drejtori i gjimnazit Ilaz Haziri tha se ngrohja qendrore brenda në shkollë punon dhe është e lëshuar.

“Ngrohëset punojnë, shkolla është pak e madhe deri të nxehet, edhe dritaret i kemi ndërruar tash, për 60% më shumë shkolla është përmirësuar”.

E në anën tjetër nxënësit ankohen nga i ftohti se edhe pse janë ngrohëset e lëshuara, shkolla është shumë e ftohtë sa për të qëndruar 7 orë aty.

Ndër të tjera, mësuam se mësimin e bojkotuan thuajse të gjitha paralelet e klasëve të 10-ta, 11-ta dhe 12-ta./Lajmi.net

 

 

 

 

Fjalët kyçe: bojkotim, Eqrem Qabej

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bubble Trouble