Nxënës të dobët në matematikë? Ju mund të jeni një gjeni, zbuloni arsyen përse

Nëse keni qenë një nga ata studentët që nuk i kuptonit matricat, i urrenit integralet apo matematika ju dukej si një gjuhë e huaj nga një planet tjetër, Living ka një lajm të mirë për ju!

Fun

18/12/2017 22:19

Ju mund të jeni një gjeni !

Të paturit një talent të lindur për shkencat ekzakte është një mit.
Sipas Elsbeth Stern, një profesoreshë në Universitetin Teknik të Zyrihut matematika është një aftësi themelore njerëzore.

Stern pohon se të gjithë gjithë njerëzit kanë të zhvilluar intuitën për të zgjidhur probleme matematikore, dhe kjo jo gjithmonë sipas mësimeve të marra ndër vite.. Në këtë pikë biem dakort të gjithë pasi na ndodh t’i japin zgjidhje një problemi vetëm duke arsyetuar sipas logjikës sonë, pa vënë në zbatim një formulë të gatshme.

Stern argumenton se notat e keqija rrjedhin nga mësimi joefektiv i kësaj lënde dhe hendeku që zhvillohet ndër vite na bën të besojmë se nuk jemi të prirur për matematikë.

Shkencëtarët pohojnë se në këto fusha puna sistematike është më e rëndësishme se gjenetika, sepse fëmijët që kanë mësuar matematikë pa hyrë në klasë së parë kanë qenë më të motivuar duke besuar se ata janë të mirë në këtë lëndë.

Për fëmijët e tjerë thuhet se thjesht humbasin vetbesimin duke e lënë pas dorë këtë lëndë, kur në të vërtetë ata kanë të njëjtat aftësi si fëmijët e tjerë.

Nuk është se sa të zgjuar janë studentët, por sa të motivuar janë dhe si studiojnë . Pra, në të vërtetë ju mund të jeni gjeni i pazbuluar në matematikë.