Nxehtësia që vret

Andy Murray ka thënë se frikësohet se dikush mund të vdes nga sulmi në zemër nëse organizatorët e Australian Open insistojnë në zhvillimin e garës, pavarësisht temperaturës prej 42 gradë celsius në Melbourne. Murray kaloi vetëm 1 orë e 27 minuta në fushë në fitoren ndaj japonezit Go Soeda me rezultat në sete 6-1, 6-1,…

Sport

15/01/2014 09:43

Andy Murray ka thënë se frikësohet se dikush mund të vdes nga sulmi në zemër nëse organizatorët e Australian Open insistojnë në zhvillimin e garës, pavarësisht temperaturës prej 42 gradë celsius në Melbourne.

Murray kaloi vetëm 1 orë e 27 minuta në fushë në fitoren ndaj japonezit Go Soeda me rezultat në sete 6-1, 6-1, 6-3, në ditën kur një tjetër tenisti, Frank Dancevic i ra të fikët pas një seti e gjysmë të takimit të tij me kinezin Peng Shuai, që po ashtu vjelli në fushë.

Një pritës i topave në një tjetër meç kolapsi dhe shumë posedues të biletave për gjithë Grand Slam turneun kanë vendosur të mos qëndrojnë në tribuna për shkak të nxehtësisë së madhe.

Murray i brengosur

Kampioni i Wimbledonit ka thënë se vendimi për lejimin e zhvillimit të lojës ka shfaqur një imazh të “tmerrshëm” të sportit.

“Është diçka që duhet të analizohet më mirë, më me vëmendje. Kur fillova ndeshjen, kushtet ishin shumë, shumë të vështira. A është e sigurt apo jo, nuk e di. Në sporte tjera ka pasur probleme me sportistë që kanë pësuar sulme në zemër”, u shpreh ai.