Nxehtë për Moyesin

David Moyes është duke u vërë gati për pritje të nxehtë nga tifozët e Evertonit në Old Trafford. Moyes ndeshet me ish skuadrën e tij të mërkurën mbrëma, për herë të parë pas largimit gjatë verës për t’u bërë pasardhës i Sir Alex Fergusonit në drejtim të Manchester Unitedit. Edhe pse Moyes kaloi 11 vjet…

Sport

04/12/2013 07:00

David Moyes është duke u vërë gati për pritje të nxehtë nga tifozët e Evertonit në Old Trafford.

Moyes ndeshet me ish skuadrën e tij të mërkurën mbrëma, për herë të parë pas largimit gjatë verës për t’u bërë pasardhës i Sir Alex Fergusonit në drejtim të Manchester Unitedit.

Edhe pse Moyes kaloi 11 vjet në Goodison Park dhe shndërroi ekipin në një prej fuqive më të mëdha të Premierligës, disa tifozë nuk e kanë falë largimin e tij.

“Nuk do të befasohem nga tifozët e futbollit, por mendoj se përkrahësit e Evertonit më kuptojnë dhe janë të vetëdijshëm për atë që kam bërë”, deklaroi Moyes.

“Nëse dikush analizon punën time atje dhe rezultatet që kam arritur, atëherë do të kuptojë se i kam ndihmuar klubit të shkojë në rrugën e duhur. Kam pasur raport të mirë me tifozët në Everton, por nëse ndodhë diçka negative, nuk do të befasohem. Kam një punë në Manchester United kurse tifozët e Evertonit duhet ta përkrahin ekipin e tyre, siq kanë bërë gjithmonë”, përfundoi ai.

Statistikat e ndeshjeve të fundit: