Nxehet situata ne “DWM”: I kërkohet dorëheqja Robertit, Fiori hedh me forcë mikrofonin!

Situata është nxehur shumë në Dance with Me ku një debat midis Robert Aliaj dhe Fiori Dardhës ka degjeneruar në fjalor të ulët dhe gjeste jo etike.

ShowBiz

09/10/2017 21:30

Nje koment mbi dhunën në famije, ka prekur Fiorin e cila ka menduar se Roberti e kishte drejtpërdrejt me të. “Mua nuk me dhunon burri, ti që mbase dhunon gruan fol për vete” – i ka thënë Fiori Robertit ndërkohë që ky i fundit ka marrë dhe mbështetjen e Valbonës e cila i kërkoi moderatores së Boom të mos i merrte gjërat personale.

Aktori Mehdi Malkaj ka kërkuar dorëheqjen e Robert Aliaj për të dytën herë ndërkohë qe Roberti vazhdon me Fiorin: “Hiqjani mikrofonin sepse i duket akullore”. “Akulloren jepja gruas tënde!” – tha e acaruar Fiori duke ja hedhur mikrofonin Bertit.

Situata është qetësuar disi nga Alketa e cila e mbylli debatin. /Blitz.al/