Nxehet situata! Faton Shoshi i kërkon përballje Bluntit, përdorë fjalë të ndyta

Mes reperëve Blunt, Real 1 dhe anëtarëve të RedBox ka filluar një përplasje përmes rrjeteve sociale.

ShowBiz

23/02/2018 19:12

Blunt dhe Real së parë janë përplasur me Ledri Vulën dhe Gjikon, e pastaj edhe me menaxherin Faton Shoshi, shkruan lajmi.net.

Pasi është përmendur nga Blunt dhe Real, Shoshi nuk ka hezituar dhe u shkoi tek banesa e tyre, e videon e publikoi në Insta-Story.

Ai ka postuar videon në të cilën shihet tek dera e banesës së Real, e pastaj tek ajo e Blunt, duke kërkuar që të dalin jashtë, por dyert nuk i janë hapur.

Se deri ku do të shkojë kjo përplasje, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/