‘Nxehet’ keq Readi, u shpall ‘luftë’ publikisht reperëve, S4MM, Mozzik e Getinjos

Readi u ka shpallur 'luftë' publikisht reperit S4MM dhe vëllezërve Aliu.

ShowBiz

20/01/2019 20:20

Situata mes rep-artistëve të cilët nuk i kanë mirë punët mes vete sa shkon e përkeqësohet, shkruan lajmi.net.

Readi nuk i ka punët mirë me S4MM të cilin dikur e kishte shok e as me vëllezërit Mozzik e Getinjo.

Madje gjatë një interviste të fundit të dhënë për ‘Mirage’ ai u ka shpallur ‘luftë’ publikisht. Pse i bëri S4MM-it ‘diss’, ku qëndron e vërteta rreth problemeve të dikurshme aq të tensionuara me Mozzik e Getinjon.

Për këto dhe detaje të tjera mund ta ndiqni intervistën në vazhdim./Lajmi.net/

YouTube player