‘Nxehet’ gara për Neymarin, lojtari i njohur e fton te Real Madridi

Mesfushori spanjoll, Lucas Vazquez, ka thënë se Neymari do të jetë i mirëpritur në Santiago Bernabeu te Real Madridi.

Sport

19/10/2018 12:58

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar u transferua në verën e vitit të kaluar nga Barcelona te francezët për një shifër prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë shumë e përfolur rreth një largimi të tij nga Parc des Princes.

Neymar ka qenë i lidhur me një lëvizje në Real Madrid – pavarësisht nga historia e tij në Barcelonë.

Edhe mesfushori i Mbretërve, Vazquez, ka thënë se ylli brazilian është i mirëpritur për një transferim te Real Madridi në Bernabeu.

“Neymar? Të flasim për blerjet nuk është e lehtë, do të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë fillimisht Vazquez.“Është e qartë se Neymar është një lojtar i madh, një yll botëror që të gjitha ekipet do të donin të kishin në radhët e tyre”.

“Unë duhet të vazhdoj të punoj dhe të përpiqem të përfitoj nga mundësitë që unë shpresoj se mund të vijnë”, përfundoi spanjolli.