‘Nxehet’ edhe më shumë përballja! Wilder dhe Fury konfrontohen para meçit

Më 1 dhjetor do të kemi një përballje gjigantësh në boks.

Sport

01/10/2018 15:24

Deontay Wilder dhe Tyson Fury, janë të gatshëm që tu ofrojnë një përballje tejet interesante atyre që e adhurojnë boksin.

Më 1 dhejtor, në Londër do të përballen dy boksierët e peshave të rënda në WBC.

Wilder dhe Fury, janë përkujdesur që sfida mes tyre të bëhet edhe më e zjarrtë, pasi në konferencë për media, ata kishin një përplasje të vogël, përcjell “lajmi.net”.

Për të mos eskaluar situata mes të dy boksierëve, sigurimi u fut në mesin e tyre, për t’i ulur gjakrat. /Lajmi.net/

YouTube player