Nxehen gjakrat tek Lakers, konflikt mes trajnerit dhe tre yjeve të skuadrës

Situata nuk është aspak e mirë në kampin e skuadrës së Los Angeles Lakers.

Sport

03/02/2019 09:30

Luke Walton duket se ka humbur ‘rëndësinë’ e tij në dhomat e zhveshjes, e kjo është shfaqur edhe pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Golden State Warriors.

Lakers pësuan një humbje me rezultatin 115:101, kundër kampionëve në fuqi që ishin në formën më të lartë.

Pas ndeshjes raportohet se situata është acaruar në dhomën e zhveshjes së Lakers, transmeton lajmi.net.

Javale McGee, Michael Beasley dhe Lance Stephenson kanë kontestuar trajnerin pas ndeshjes, deri në situatën kur palët janë ndarë për të mos eskaluar situata.

Edhe gjatë ditëve të kaluara është folur rreth një largimi të mundshëm të Luke Walton, i cili me gjasë nuk ka raportet më të mira as me LeBron James.

Emri që thuhet se mund ta zëvendësoj ish lojtarin e Lakers në stolin e skuadrës nga konferenca perëndimore është ai i Jason Kidd. /Lajmi.net/