Nvidia lanson tabletën posaqërisht për lojëra

Nvidia, një kompani e njohur për kartelat grafike dhe procesorët e celularëve, ka lansuar një tabletë të quajtur Shield të martën, e cila është e dizajnuar posaqërisht për ata që luajnë shumë lojëra elektronike.

Auto & Tek

23/07/2014 22:39

Tableta është e dizajnuar posaqërisht për ata të cilët luajnë shumë lojëra elektronike dhe ajo vjen me një kontrollues të lojës me wireless.

Produkti është një pasardhës i pajisjes ekzistuse Shield nga Nvidia, i cili ishte lansuar vitin e kaluar.

Tableta 8 inçëshe Android ($299), vjen me një ekran në HD të plotë dhe zmadhues të zërit përpara. Është e gatshme në 16GB ose 32GB.

Kontrolluesi shitet ndaras nga pajisja ($59) dhe poashtu ekziston edhe një mbulesë opcionale për tabletë që mundëson përdoruesit të rregullojnë pajisjen në tre pozicione të luajtjes.

Tableta vjen e pajisur me disa lojëra, duke përfshirë Trine 2, War Thunder, Anomaly 2 dhe paketa e veçantë e lojërave që përfshin më shumë se 400.