Nusja vdes nga infeksioni bakterial disa orë pas martesës

Një nuse e re e cila është sëmurë gjatë ceremonisë së dasmës së saj, ka vdekur disa orë pasi u martua me dashurinë e jetës së saj, transmeton Klan Kosova.

Lifestyle

15/12/2017 09:35

 

Jamieka Ngapera-McCarthy-Harford, nga Zelanda e Re, është prekur nga infeksioni bakterial të lidhur me Meningokokin – një term që përdoret për të përshkruar meningjitin.

Për fat të keq, ky infeksion bëri që 26 vjeçarja të ndërrojë jetë.

E përshkruar si një “princeshë në fustanin e saj të dasmës”, në një postim në rrjetin social Facebook të bërë nga nëna e saj janë grumbulluar shumë mesazhe nga familja dhe miqtë e pikëlluar, ndërsa burri i nuses, Alistair John, e përshkroi humbjen si “shkatërruese”.