Nusja që shpenzoi 1 mijë orë për qepjen e fustanit të dasmës (Foto)

Dita e dasmës është një moment shumë i veçantë në jetën e një çifti.

Fun

19/07/2015 11:07

Vajzat shpenzojnë shumë kohë duke menduar për fustanet që do të veshin në atë ditë, po ashtu edhe djemtë. Tania Jennigs është një nga ato nuset që ka zgjedhur që çdo detaj dhe çdo gjë tjetër në dasmën e saj të jetë ashtu siç ajo e do.

Ajo ka zgjedhur ta qepër vetë fustanin e saj të nusërisë, pasi ishte marë me rrobaqepësi kur kishte qenë e vogël edhe pse nuk kishte qepur asgjë për vete më parë.
Sipas mediave ajo thotë se i janë dashur 1 mijë orë pune deri në përfunim të fustanit të saj të ëndrrave.

“Kam shpenzuar shumë netë përpara se të martohem duke punuar për fustanin”, – është shprehur ajo.

Ajo ka future aty edhe shumë detaje dhe element që simbolizonin diçka në jetën e saj dhe të burrit të saj.

Fustani i Jennigs është bërë nga sateni dhe është dizajnuar nga nëjra prej shoqeve të saj.

Nusja më pas e qepi fustanin me ngjyrë të vjollcë që është ngjyra e preferuar e burrit të saj.

Shumica e detajeve të fustanit të saj, është i punuar duke pasur parasysh domethënien që ato kishin për njerëzit e saj më të rëndësishë, një elefant për vajzën e saj Bridgette, një tulipan për vajzën tjetër Gabby, një gotë martini për të përfaqësuar një lojë në internet që ajo dhe burri i saj e luajnë së bashku.

Ajo është shumë e kënaqur me fustanin e saj sepse ashtu siç shprehet ka gjetur veten në të gjitha detajet e tij. /Shqiptarja

Nusja 1

Nusja2