“Nusja mashtruese”, martohet dhe ia mbath me dhuratat (FOTO)

Një grua, e konsideruar si “nusja seriale” është në kërkim nga policia pasi u zbulua se një ditë pas martesës, ia mbathi bashkë me dhuratat e dasmës.

Fun

24/12/2015 15:13

Një grua, e konsideruar si “nusja seriale” është në kërkim nga policia pasi u zbulua se një ditë pas martesës, ia mbathi bashkë me dhuratat e dasmës.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk dihet dhe që mendohet se është një refugjate siriane, e ka kryer këtë krim të pazakontë, të paktën 3 herë.

Në mashtrimin e saj më të fundit, ajo u prezantua me një burrë nga Turqia, Riza Turkal, i cili pagoi 3,440 paundë për prezantimin me të.

I kënaqur nga bashkëshortja e ardhshme, ai e njohu atë me familjen e tij, ndërsa pak kohë më vonë u martuan, në një ceremoni që kushtoi mbi 12 mijë paunë dhe ku nuk munguan dhuratat e shumta nga të ftuarit.

Por një ditë pas dasmës, nusja e re u zhduk sëbashku me familjen e saj, si dhe të gjitha dhuratat, që kapnin vlerën e më shumë se 5 mijë paundë.

Bashkëshorti i saj zemërthyer e denoncoi në polici dhe u shokua kur mori zbuloi se gruaja kishte bërë të njëjtën gjë me të paktën dy meshkuj të tjerë.

Sipas gazetës “Daily Star”, 38 – vjeçari tha se nuk kishte fjetur me bashkëshorten e re dhe se ajo mund ta ketë droguar, pasi e kishte zënë gjumi menjëherë pas ceremonisë dhe ishte zgjuar të nesërmen.