“Nusja jonë” nga Nita Deda e Yll Çitaku në Montreal

Në Montreal të Francës do të shfaqet filmi i shkurtër “Nusja jonë”, nga Nita Deda e Yll Çitaku, në kuadër të projektit “Future Perfect”, organizuar nga qendra Dazibao në këtë qytet.

ShowBiz

27/11/2014 15:17

“Future Perfect”, është ekspozitë që ka përzgjedhur filma të shkurtër dhe video nga Ballkani, që shfaqin histori që me apo pa vetëdije imitojnë prototipin e vuajtjeve dhe shprehen vetëm në kohën e kaluar dhe njëkohësisht përshkojnë të ardhmen.

Çdo video përmban një dozë të evokimit melankolik, veçanërisht të asaj që pushon ose nuk ekziston më, duke transformuar kështu veprat e artit në vëzhgues të realitetit që vazhdimisht ndryshon.

Pjesë e ekspozitës janë artistë nga Ballkani, duke përfshirë Ana Bilankov nga Kroacia, Bashko Bosković nga Serbia, Sandra Dukić nga Kroacia, Gordana Macanović nga Bosnja e Hercegovina, Renata Poljak nga Kroacia, Kamer Şimşek , Nita Deda dhe Yll Çitaku nga Kosova.

“Nusja jonë”, është video fasionuese e punuar nga Nita Deda dhe Yll Çitaku, me të cilën ata ishin pjesë e projektit “One day on Earth”, që kishte për qëllim dokumentimin e një dite kudo në botë. Kjo video tregon zbukurimin e nuses dhe është bërë në fshatin Lubinë.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 4 dhjetori i këtij viti deri më 7 shkurt 2015. /kosovalive360