Nusja habiti të ftuarit: Të gjithë duhet të vijnë me një dhuratë jo më pak se 75$…

Dikush në rrjetin social Reddit ka shpërndarë një email i cili i ka ardhur për një dasëm ku ishte i ftuar dhe le të themi që nuk ishte aspak i zakontë.

Fun

24/09/2018 12:22

Ky email fillon me një prezantim të koordinatorëve të eventit të cilët shkruajnë se janë duke I dërguar të gjithëve disa rregulla që të jenë të pregatitur për “Ditën e madhe”, shkruan Blitz.al.

Këto janë disa nga rregullat :

-Ju lutem ejani 15 deri në 30 minuta më herët

-Ju lutem MOS VISHNI ngjyrën e bardhë, krem dhe bojë fildishi

-Ju lutem flokët ti keni të gjitha të qethur shkurt(për meshkujt) dhe vajzat ti kenë të kapura, për shembull bisht.

-Ju lutem mos  bëni make up të  gjithë fytyrës tuaj

-Mos xhironi me kamera gjatë ceremonisë

-Mos bëni check in në Facebook derisa t-ju instruktojnë

-Përdorni hashtags kur të postoni fotot

-Mos flisni në asnjë mënyrë me nusen

-Të gjithë duhet të trokasin gotat me Remyn.

-Dhe në fund ttë gjithë duhet të vinë me një dhuratë jo më pak se 75$.

Nëse maksimumi i njoftimit që keni marrë para një dasmë ka qenë një kod veshje, kjo duhet t’ju duket e tepërt. Vetë fakti që vendosën disa rregulla për një event të tillë nuk është normale, por kur i lexon janë akoma më të çuditshme. Gjithsesi vështirë që të gjithë ti respektojnë këto rregulla, sidomos femrat me stilin e floëve dhe make up-in, por dhe mos ti flasësh nuses fare, nuk është pak ekstreme? Nuk e dimë nëse qëllimi i hartimit të tyre është që të parashikojnë çdo gjë që mund të shkojë keq gjatë dasmës por një gjë ëshë e sigurtë. Nëse i ka hartuar nusja, ka qenë vërtetë në stress për martesën e saj.

Nëse do të kishim marrë një ftesë, dhe këtë listën e rregullave dmth, ne do shkonim për të shijuar shfaqjen sepse me siguri diçka do të ndodhtë me ndonjërin që do bënte kontakt sy më sy me vajzën që po martohet.