Nusja e Taulant Xhakës ‘ndez’ atmosferën në kanagjeqin e saj

Në familjen e Granit dhe Taulant Xhakës kishte festë.

ShowBiz

14/05/2018 09:21

Ishte e fejuara e Taulantit, Arbnora ajo e cila së fundi ka organizuar  kanagjeqin, shkruan lajmi.net.

Të pranishëm ishin shumë të ftuar familjarë e miq të Arbnorës, por natyrisht që e gjithë vëmendja ka qenë tek të dy nuset e Xhakajve.

Në një video të postuar në rrjete sociale, shihet Arbnora teksa po vallëzonte, derisa para saj ishte ulur Leonita dhe po i duartrokiste.

Ajo dukej për mrekulli e veshur me një fustan ngjyrë ari, ndërsa atmosfera ishte në maksimum. /Lajmi.net/