Nusja e Berishës kundër “50 hijet e Grey-t”

Një debat mjaft i nxehtë mes fansave është shkaktuar nga postimi i një statusi nga bukuroshja Armina Mevlani, e cila i referohej një prej filmave me një pritshmëri të jashtëzakonshme, “50 Shades of the Gray”.

ShowBiz

18/02/2015 15:42

Për të, kjo nuk është gjë tjetër veçse humbje kohe, e ndërsa ndjekësit në faqen e saj në Facebook, janë marrë sërish me disa gabime, për të cilat edhe ajo gjen justifikimin e duhur.

“Nuk kam marrë asnjëherë në fakt mundimin të lexoj “50 hijet e Grey”, më është dukur tepër komercial dhe shumë i trashë për të humbur kohë me të!

Ndoshta më mirë një roman klasik dashurie (nga ata të vjetrit madje) ose ndonjë film të Kubrick tip Eyes Wide Shut në vend të këtij filmi! Si mendoni? “, ka shkruar ajo, Armina, e cila njihet si e dashura e djalit të Sali Berishës. Lajmi.net