Nusja bën një hyrje të mahnitshme në dasmë, merr 4.7 milion klikime (Video)

Të gjithë ëndërrojmë që dita e dasmës sonë të jetë dita më e lumtur në jetë.

Lifestyle

15/04/2017 10:41

Gjërat e veçanta, të papriturat e këndshme janë ato të cilat e mbushin hapësirën tonë të kujtimeve, që t’i rrëfejmë ndër lotë emocionesh në pleqëri.

E ku ka më mirë se një befasi e burrit ose gruas ndaj njëri tjetrit në atë ditë? Përdorimi i aftësive që kemi për të bërë të paharruar momentin magjik të dasmës, është kreativitet në vete dhe kjo nuse duket se e ka përdorur shumë mirë.

Ajo ka bërë një hyrje jo të zakonshme në dasmë, shkruan lajmi.net

Muzika filloi dhe ajo filloi të këndojë këngën për bashkëshortin e saj të ardhshëm. Kur ishte pothuajse në përfundim, ajo u nis drejt burrit që po e priste i emocionuar.

Ajo përfundoi këngën e saj dhe pastaj prifti erdhi pranë tyre, duke i thënë burrit se për të ishte kjo hyrje e mahnitshme.

Shikoni videon. /Lajmi.net/

YouTube player