Nuri Seferi, kampion i Evropës

Nuri Seferi është shpallur kampion i Evropës në versionin WBO. Boksieri shqiptar e rrahu hungarezin Tamas Lodi, në meçin e zhvilluar të premten në Hamburg, duke e rrëmbyer gjerdanin e artë.

Sport

16/05/2014 23:43

Nuri Seferi i ka gëzuar shqiptarët të premten mbrëma, duke u shpallur kampion i Evropës në versionin WBO, pesha Kruizer.

Boksieri shqiptar e mposhti hungarezin Tamas Lodi, me vendim të gjyqtarëve pas 12 rundesh, në meçin mjaft interesant, të zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë.

Seferi me këtë rast ia mori gjerdanin e artë hungarezit, i cili ishte kampion në këtë kategori.

37 vjeçari nga Gostivari, i cili bokson për flamurin shqiptar, ka zhvilluar një karrierë të pasur, teksa në 42 duele ka arritur të fitojë 36 prej tyre, ndër të cilat 20 me nokaut.

Në anën tjetër, për 24 vjeçarin kjo ishte humbja e dytë në karrierë nga 14 përballje, prej së cilave ka edhe 11 fitore dhe një barazim.