Nurellari: Urrejtja ndaj Thaçit po errëson gjykimin dhe turbullon mendimin

Analisti Adri Nurellari ka thënë se të njëjtit njerëz brenda një jave dalin kundërthënës dhe kanë mungesë koherence dhe mungesë të logjikës.

Lajme

09/03/2017 12:42

Nurellari i është referuar projektligjit për Ushtrinë e Kosovës që është iniciuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

“Brenda një jave te njëjtit njerëz qe kritikonin presidentin Thaçi se po e shtyn demarkacionin e asociacionin vetem per ti pelqyer Uashingtonit e Brukselit, po thone se nuk duhet te ecet perpara me ushtrine pa pelqimin e SHBA-ve dhe evroperendimoreve. Domethene brenda pak ditesh te njejtit e shajne presidentin si te degjueshem e te nenshtruar ndaj perendimit dhe njeherazi si te pabindur e kryeneç ndaj partnereve nderkombetar”, ka shkruar Nurellari në Facebook.

Sipas tij,”kësaj i thonë hip se te vrava zbrit se të vrava”.

“Per keto zera nuk ka rendesi çfare thuhet e behet por vetem kush e thote, pra ad hominem. Inkoherence totale e mungese logjike qe vjen si rezultat i nje urrejtje personale pasionale qe ua errëson gjykimin dhe turbullon mendimin”, ka shkruar Nurellari. /Lajmi.net/