Nurellari: PD-ja u penalizua, sepse i mungonte lideri historik

Analisti dhe profesori Adri Nurellari ka theksuar se ka qenë e pritur fitorja e PS-së në zgjedhjet e 24 qershorit në Shqipëri.

Lajme

27/06/2017 23:46

Në emisionin Debat plus të “RTV Dukagjini” ai shprehet se partia e Edi Ramës ka qenë qysh në fillim në avazhtazh, përballë kundërshtarëve të tij.

“Fakti që PS ka punësuar shumë njerëz, ka pasur mundësi të ketë sistem patronati ose klientelizmi, dhe rrjedhimisht prej viti 2013 e tutje PD pritej qe të konsolidohej”, ka theksuar Nurellari.

Sipas tij, PD-ja në këto zgjedhje ka qenë pa udhëheqësin e vet historik që kanë peshë në zgjedhje.

“Kemi parë një lidership të Lulzima Bashës që ka lënë për të dëshiruar, me sjellje të çuditshme në çadrën e shumëpërfolur, e cila u mbyll me një lloj ujdie me Ramën me kushte të paqarta”, ka shtuar Nurellari.