Nurbugring: Një veturë fluturon mbi barriera, një spektator i vdekur (Video)

Një spektator ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një aksidenti gjatë një gare të Endurance në cirkuitin e Nurburgringut në Gjermani.

Bota

28/03/2015 23:59

Në aksident ka qenë protagoniste vetura Nissan GT-R NISMO GT3 e pilotit të ri anglez Jann Mardenborough, e cila është rrotulluar në ajër dhe pas një fluturimi prej më shumë se 30 metrash ka përfunduar në shkallët e mbushura me spektatorë.

Mardenborough ka dalë nga automobili i palënduar.

Në një deklaratë të organizatorëve të kampionatit shkruhet: “Gara e hapjes së kampionatit Endurance VLN në Nurburgring është shënuar nga një aksident me disa spektatorë të lënduar. Njëri prej këtyre ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e menjëhershme. Organizatorët janë thellësisht të prekur dhe mendimet e tyre shkojnë për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit”.

Gara u pezullua dhe nuk nisi më.

YouTube player