Numri i të rinjve që jetojnë vetëm, ka thyer çdo rekord

Kriza ekonomike nuk ndikon vetëm ekonomitë e shteteve por dhe marrëdhëniet personale mes njerëzve.

Lifestyle

18/12/2016 14:38

Në Azi, Evropë dhe Amerikë njerëzit martohen vonë ose fare, përqindjet e lindjeve zvogëlohen vazhdimisht, seksi ka rol dytësor dhe të rinjtë vijojnë të jetojnë me prindërit e tyre, pavarësisht moshës. Mirëpo në cilin vend të botës të rinjtë nuk bëjnë seks?

1 në 2 gra dhe 1 në 4 burra (në Japoni) nën moshën 30 vjeç, deklarojnë se jo vetëm nuk interesohen për seksin, por madje dhe e përçmojnë atë. Duke marrë parasysh të dhënat e mësipërme, psikologët, nuk ngurojnë t’i karakterizojnë të rinjtë parasaito shingurus.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se abstenimi seksual i të rejave në Japoni rrjedhon nga ambicia e tyre për të pasur një karrierë sa më të suksesshme profesionale

Numri i të rinjve që jetojnë vetëm, pa partner erotik, ka thyer çdo rekord të mëparshëm. Sondazhet kanë treguar se 61% e burrave të pamartuar dhe 49% e grave nga mosha 18-34 vjeç nuk kishin asnjë lloj marrëdhënie dashurie, ndërsa 1 në 3 Japonezë nën 30 vjeç nuk kishte dalë kurrë në takim.

Martesa është bërë një fushë e minuar pa ndonjë opsion tërheqës. Meshkujt fitojnë më pak të holla dhe ndjejnë pasiguri më të madhe në punë, ndërsa femrat megjithëse janë bërë më të pavarura dhe më ambicioze vazhdojnë të përballen me sjellje konservatore sa në shtëpi po aq dhe në mjedisin e punës.