Numri i pafat për Welbeckun

Danny Welbeck iu bashkua Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës nga rivali Manchester United. Atij i është caktuar numri 23 në fanellë, i pafat në të kaluarën.

Sport

02/09/2014 16:26

Arsenali ka nisur një epokë të re duke njoftuar se çfarë numri do të mbajë përforcimi i ri Danny Welbeck në fanellën e tij.

Gjiganti londinez pagoi 16 milionë funte për transferimin e tij në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Dhe, Arsenali njoftoi se Welbeck do të mbajë fanellën me numrin 23, që deri në edicionin e shkuar i ka takuar të vetëshpallurit ‘futbollisti më i mirë në botë’, Nicklas Bendtner.

Para se danezi të largohej gjatë kësaj vere, numri 23 i takonte Andrei Arshavin, një tjetër futbollist që u largua nga Emirates në mes të dëshpërimit.

Mirëpo, Welbeck mund të ngushëllohet nga fakti se numri i kishte takuar edhe legjendës Sol Campbell.