Numri i dënimeve që estradës shqiptare iu shqiptuan në komunikacion! Këto tipe veturash vozisin

Duke qenë të zotët në punën që e bëjnë, fytyrat e njohura të estradës shqiptare kanë rrëmbyer zemrat e shumë fansave.

ShowBiz

16/08/2018 13:56

Përveç projekteve muzikore, atyre filmike, koncerteve e ahengjeve të ndryshme ku këngëtarët performojnë e aktorët shfaqin talentin, publikut u intereson edhe jeta e tyre jashtë kornizave të televizorit e shkrimeve që shohin çdo ditë për ta në mediat rozë, shkruan lajmi.net

Publiku, kanë edhe të preferuarit  e tyre dhe i ndjekin me shumë qejf nëpër rrjete sociale, vende ku ata u ofrojnë të shohin vetëm atë çfarë duan vetë.

Kemi parë lajme të ndryshme me tituj si: Kjo është vetura e shtrenjtë e këtij artisti, madje disa prej tyre aq shumë janë të pasionuar pas veturave sa janë të shpeshta rastet kur publikojnë foto në to.

Andaj lajmi.net ka zgjedhur disa nga artistët tuaj të preferuar për t’i pyetur rreth pasionit për veturat, çfarë tipe veturash ngasin dhe sa herë janë dënuar nga policia.

Mihrije Braha/ Këngëtarja Mihrije Braha njihet për një karrierë të bujshme muzikore, poaq të suksesshme, mirëpo profesinalizmin duket e ka edhe në ngasjen e veturës por thotë se nuk është adhuruese e shpejtësisë.

Ajo posedon patent shoferë qysh nga vitet e 80-ta dhe ka pasur vetëm një dënim.

”Nuk jam adhuruese e shpejtësisë. Gjatë gjithë jetës sime që nga viti 1989 kur jam pais me leje në Nju Jork  e deri më tani një denim e kam. (Qesh) për librër të ginisit jam” tha ajo për lajmi.net

Mihrije Braha vozit veturën e tipit Mercedes A Class.

Arta Bajrami/ Edhe këngëtarja Arta Bajrami është shofere e kujdesshme. Për dallim nga kolegia e saj, ajo dikur e pëlqente shpejtësinë por sot që është nënë thotë se është më e kujdesshme. Sa u përket dënimeve, fati ishte në favor të saj pasi nuk ka asnjë dënim.

”Më ka pëlqy më herët shpejtësia. Tash me fëmi më bjen kryesisht me nga veturën e jam e kujdesshme. Dënime nuk kam fatmirësisht”, tha ajo për lajmi.net

Arta Bajrami vozit veturën e tipit Citroen c5

Engjëllusha Salihu/ Këngëtarja Engjëllusha Salihu e pëlqen shpejtësinë vetëm atëherë kur rruga është e lirë. Ka pesë vjet që Engji nget veturë dhe ka vetëm 1 dënim.

”Shpejtësia më pëlqen deri me një masë, mundësisht kur është rruga e përshtatshme dhe lejohet shpejtësia, përndryshe në vendbanime asnjëherë se jam shumë e kujdesshme. Punën me dënime e kam shumë mirë se prej 5 viteve që vozis vetëm një dënim e kam marrë” ka përfunduar këngëtarja për lajmi.net.

Engjëllusha Salihu vozit veturën e tipit Audi Q3

Neki Emra/ Duke qenë se shumica e meshkujve preferojnë shpejtësinë dhe përballen me situata të sikletshme si me policinë ashtu edhe rreziojnë jetën e tyre, këngëtari Neki Emra është shumë i kujdesshëm.

Ai thotë se nuk është adhurues i shpejtësisë. Hapsirën që i ofrohet në autostradë e shfrytëzon për ta ngarë veturën më shpejtë por jo edhe në hapsira të tjera. Aksidentet e shumta që kanë ndodhur këtë vit, kanë qenë shkak që Neki Emrën e kemi parë këtë vit të vozis akoma më ngadal nëpër qytet.

Duke u bazuar në kujdesin dëshmohet lehtë që asi nuk ka pasur shumë dënime. I fundit i tij ishte para një viti e gjysmë.

”Nuk jam adhurues i shpejtësisë. Ku kam hapsirë në autostradë mund ndoshta ndonjëherë të shkoj edhe më shpejtë se zakonisht por gjithmonë duket të kemë hapsirë që të vozis. Këtë sezon kam vozitur edhe më ngadalë se vitin e sezonet e kaluara duke pas parasysh gjith ato aksidente që janë shkaktuar këtë vit. Sa i përket dënimeve kam shumë pak Të fundit më duket e ka marrë para një viti e gjysmë”, ka thënë Neki për lajmi.net

Motoja e tij është: Vozit ngadalë që edhe nëse bën aksident, të paktën nuk vdes.

Neki Emra aktualisht vozit veturën e tipit Audi Q5. Më herët ka vozit veturën e tipit Audi A4, e shumë vite më parë atë Golf 4.

Edi Kastrati/ Aktori Edi Kastrati është i kujdesshëm në komunikacion pasi nuk ka asnjë dënim. Më herët i ka pëlqy më shumë shpejtësia, mirëpo edhe sot pavarësisht kujdesit që ka nuk i mungon pasioni për shpejtësinë dhe ka i pëlqen adrenalina.

”Më ka pëlqy shumë në të kalumën (prap më vjen ndonjëherë pasioni i shpejtësisë). Në përgjithësi adrenalina më pëlqen”, tha Edi për lajmi.net.

Edi Kastrati vozit veturën e tipit Volkswagen

Jeton Zogjani/ Për dallim nga kolegu i tij Edi, aktori Jeton Zogjani i ka tri dënime dhe nuk është adhurues i shpejtësisë.

Jeton Zogjani vozit veturën e tipit Passat CC

Asim Gashi/ Këngëtari Asim Gashi është poashtu i kujdesshëm në komunikacion. Thotë se nuk i pëlqen shpejtësia për shkak se rrezikon komunikacionin. E ka pasur vetëm një dënim.

”Shpejtësia nuk më pëlqen se rrezikoj komunikacionin. Një dënim e kam pas krejt”, tha ai për lajmi.net

Asim Gashi vozit veturën e tipit  Taureg

Lindon Berisha/ Këngëtarit Lindon Berisha i ka rënë të përballet shpesh me policinë. Mirëpo kjo po i ndodhë vetëm kur vjen dhe shkon nga Shkupi në Kosovë. Në disa raste e kanë falur policia dhe i falënderon publikisht për këtë.

Në vendin ku jeton (Shkup) nuk ka probleme me policinë dhe nuk ka dënime.

”Shpejtësia më pëlqen me raste. Kur kam ndonjë urgjencë ose kur kam nevojë për adrenalinë. I kam mbledh disa dënime tu mrri në Prishtinë ose duke u kthyer. Në shumë rasta ma kanë fal (duhet me cek) a knej në Shkup nuk kam hala.”, tha Lindon Berisha për lajmi.net.

Lindon Berisha vozit veturën e tipit Citroen c4

Getinjo/ Për dallim nga të gjithë kolegët e tij të lartëpërmendur, reperi Getinjo po del të jetë më problematiku në komunikacion.

Atij i pëlqen tejmase shpejtësia dhe thotë sa ka shumë dënime , gjysmën prej tyre me gjyq.

”Po më pëlqen shpejtësia. Jom ‘SpeedomaniaKS’. Plot kam, gjysa me gjyq”, ka treguar Getinjo për lajmi.net

Getinjo vozit veturën e tipit Mercedes E350

Adelina Thaçi/ Këngëtarja Adelina Thaçi e pëlqen shpejtësinë por e praktikon aty ku i jepet hapësira dhe nuk ka rrezik. Preferon të vozisë shpejtë më shumë kur është vetë.

Sa i përket dënimeve thotë se nuk mband mend.

“Më pëlqen shpejtësia por gjithmonë aty ku është sigurtë, që s’është rrezik për veten dhe të tjerët.  E praktikoj ndonjëherë kur jam vet dhe kur ka hapsirë të madhe. Dënime nuk mbaj mend”, tha ajo për lajmi.net.

Adelina Thaçi vozit veturën e tipit BMW.

Teuta Selimi/ Këngëtarja Teuta Selimi e pëlqen shpejtësinë dhe bazuar në numrin e veturave që ka shihet se është e pasionuar pas veturave.

Dënime merr shumë rrallë por kur ndodhë është për shkak të shpejtësisë.

“Po jam shofer efikas, vozis shpejt por jam e kujdesshme. Vozis Porsche Carrera oldtimer, Shumë rrallë marrë dënime, por kur dënohem ndodh vetëm për shpejtësi”, tha ajo për lajmi.net.

Teuta Selimi vozit veturat e tipit Porsche Carrera.

Sa i përket analizës së bërë me titull ”Numri i denimeve që estradës shqiptare iu shqiptuan në komunikacion! Këto tipe veturash vozisin”, po del që nuk janë vetëm femrat ato që i kushtojnë rëndësi të veçantë rregullave të komunikacionit, edhe meshkujt janë tejet të kujdesshëm në vozitje. Getinjo po del shembulli i cili nuk duhet ndjekur.

Duhet theksuar se Adelina Thaçi dhe Teuta Selimi për dallim nga këngëtarëve tjerë dhe gjinisë së butë në përgjithësi e pëlqejnë dhe praktikojnë shpejtësinë./Lajmi.net/

A.A