Numër i madh i të interesuarve për studime master në UP

Numri i kandidatëve për studim në nivelin master ka tejkaluar shumëfish numrin e vendeve të ofruara për studim.

Lajme

17/11/2017 09:12

Të rinjtë kosovarë kanë mbushur pothuajse të gjitha vendet e lira për studime në nivelin master. Programet e reja që janë hapur viteve të fundit për studime, si premtuese që me diplomën e tyre mund të punësohen, janë më të kërkuarat në institucionet publike të arsimit të lartë dhe të atij privat nga kandidatët që kanë aplikuar për regjistrim.

Universitetet publike dhe kolegjet bëjnë të ditur se numri i kandidatëve për studim në nivelin master është shumëfish më i lartë sesa vendet e ofruar për studim.

Minire Rexhepi, zëdhënëse e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, ka thënë për gazetën se në këtë universitet për studimet master janë ofruar dy programe, programi E-qeverisja, si dhe programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.

Programi Qeverisja lokale dhe Shoqëria Demokratike Rexhepi tha se zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit, si dhe me Universitetin e Pejës. Ajo ka konfirmuar se interesimi për studime master në këto dy drejtime ka qenë i lartë. Madje Rexhepi ka bërë të ditur se nuk kanë mbetur vende të lira për studim dhe nuk do të ketë konkurs plotësues