Numan Baliq shkarkohet nga posti i zëvendësministrit

Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Numan Baliq sot është shkarkuar nga kjo pozitë me vendim të kryeministrit të Kosovës.

Lajme

22/01/2018 11:17

Lajmi.net mëson se shkarkimi ka ardhur si pasojë e ankesave të deputetëve boshnjak ndaj Baliqit pasi thonë se ky i fundit është kundërshtar i tyre.

Deputetët boshnjak kanë kërkuar që në vend të Numan Baliq të vijë dikush i krahut të tyre.

Baliq u emërua zëvendësministër më 23 dhjetor të vitit të kaluar./Lajmi.net/