Nuland sot në Kosovë, do të diskutohet për Gjykatën Speciale

Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, do të qëndrojë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare. Temë e këtyre takimeve do të jetë edhe Gjykata Speciale.

Lajme

12/07/2015 09:22

Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, do të qëndrojë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare. Gjatë kësaj vizite është paraparë takimi me presidenten, Atifete Jahjaga dhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Takimi me presidenten është planifikuar për në orën 14:40, ka konfirmuar Presidenca.

Ndërkaq, pas presidentes, Nuland do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

“Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të dielën, më 12.7.2015, në orën 15, do të ketë takim me znj.Victoria Nuland, ndihmëse për çështje të Evropës dhe Azisë e sekretarit të shtetit, John Kerry”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.

Besohet se temë e diskutimeve do të jetë Gjykata Speciale.