Nuland godet opozitën: Demarkacioni, problem artificial dhe i sajuar

Ditën e sotme janë raportuar disa vështirësi qarkullimi dhe njëra prej tyre është ajo që po përjetojnë aktualisht qytetarët në zonën e Shëngjinit.

Lajme

10/07/2016 19:47

“Kuvendi i Kosovës duhet që, gjatë kësaj vere, të gjejë zgjidhje sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland në një intervistë për televizionin publik.

Sipas saj, “debati për këtë çështje në Kuvend është relativisht artificial dhe problemi është i sajuar”.

Nuland ka potencuar se “Kosovës i duhet një kuvend funksional ku politikanët debatojnë për të gjetur zgjidhje të çështjeve, e jo që të hedhin gaz lotsjellës ose të bojkotojnë e të bëjnë gjëra të tilla”.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin marrëveshjen me Malin e Zi, sepse kjo është çështje e sovranitetit për Kosovën”, potencoi Asistentja e Sekretarit Amerikan, duke shtuar se SHBA-të kanë njëzet vjet që investojnë në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Përmes këtij adresimi në RTK, Nuland ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i adresojnë problemet të cilat populli i Kosovës pret që të zgjidhen, siç janë, pastrimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket luftës kundër terrorizimit, zyrtarja e lartë amerikane tha se, Kosova ka arritur përparim, por ajo shtoi se duhet punë më e madhe në këtë drejtim, duke u fokusuar, siç tha, në zhvillimin ekonomik.

“Kur papunësia ndër të rinjtë është në nivel aq të lartë, veçanërisht jashtë qyteteve, të rinjtë bijnë pre e rekrutimit nga grupet ekstreme”, ka thënë ndihmëssekretarja amerikane, Victoria Nuland. /Lajmi.net/