Nuk zgjoheni lehtë në mëngjes? Me një telefon të mençur ka zgjidhje për ju!

Shumë persona kanë probleme me gjumë.

Auto & Tek

09/03/2016 11:41

Nuk mund të ju ndodhë të mos njihni të paktën një person në rrethin tuaj (nëse ju vet nuk jeni ai person) që ka probleme me gjumë, të çfarëdo natyre.

E problemet më të shpeshta që hasim, janë ato me zgjim nga gjumi.

Persona të shumtë, që duhet të zgjohen herët, kanë probleme, duke mos u zgjuar në kohë, apo duke u zgjuar me probleme dhe duke mos arritur që të shkojnë në punë apo shkollë, shkruan lajmi.net.

Nëse ju jeni një nga këta persona, ka një zgjidhje për ju!

Aplikacioni Sleep Cycle alarm clock është një aplikacion i jashtëzakonshëm, që ka vetëm një qëllim – të ju zgjojë nga gjumi në kohën kur ju do ta keni më të lehtë që të zgjoheni.

Gjatë gjumit tuaj, ju kaloni në faza të ndryshme, nga gjumi i thellë në gjumin e lehtë.

Faza në të cilën zilja e alarmit tuaj bie është shumë e rëndësishme për kohën kur ju do të zgjoheni.

Nëse zgjoheni në gjumë të thellë, do të ndiheni shumë të lodhur dhe do ta keni shumë më të vështirë që të zgjoheni, por nëse zgjoheni në gjumë të lehtë, ju nuk do ta ndieni fare lodhjen, pavarësisht se sa orë keni fjetur.

Pra, ju i tregoni aplikacionit se në çfarë ore duhet të zgjoheni dhe ai zgjedh një periudhë 30-minutëshe rreth asaj kohe që të gjejë kohën kur ju jeni në gjumë të lehtë dhe të ju zgjojë.

Aplikacioni përdor mikrofonin e telefonit për të dëgjuar zhurmat që i krijoni gjatë natës, duke përcaktuar edhe nivelin e gjumit.

Të nesërmen, ai ju tregon sa orë keni fjetur, në çfarë ore keni qenë zgjuar, në cilën orë keni qenë në gjumë të thellë etj.

Klikoni këtu që ta shkarkoni këtë aplikacion për iOS dhe ta provoni – është falas.

Preferohet që telefonin ta mbani duke u mbushur gjatë përdorimit të aplikacionit, pasi që sipas disa vlerësimeve, ai konsumon mjaft nga bateria juaj. /lajmi.net