Nuk zgjidhet U.D i Rektorit

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës nuk ka arritur ta zgjedhë Ushtruesin e Detyrës së Rektorit të UP’së. Të propozuar ishin Qëndrim Gashi, Myzafere Limani dhe Anton Berisha.

Lajme

05/03/2014 19:08

Ende nuk është zgjedhur dikush që do ta drejtojë Universitetin e Prishtinës, pas dorëheqjes së Rektorit Ibrahim Gashi.

Këshilli Drejtues i UP’së nuk ka arritur ta zgjedhë Ushtruesin e Detyrës së Rektorit të UP’së, derisa i ka propozuar Qëndrim Gashin, Myzafere Limanin dhe Anton Berishën kandidatë.

Kryesuesja e KD’së, Shefkije Islamaj, siç raporton Kosovapress, ka thënë se kjo është bërë me qëllim që të ketë sa më shumë mundësi për këtë pozitë.

“Arsyeja se Këshilli Drejtues mendon se duhet të ketë më shumë candidate, në mënyrë që të ketë mundësinë që të zgjedhë atë që realisht mendohet që mund ta kryejë punën e Rektorit”.

Islamaj ka deklaruar se mbledhja e radhës e KD’së do të mbahet të premten, pasi kandidatët e propozuar nuk janë të njoftuar me këto propozime dhe se ata duhet fillimisht të njoftohen nëse dëshirojnë ta pranojnë këtë pozitë dhe pastaj të votohen.