Nuk vjen Dembele, Inter gjen mesfushorin e ri

Inter ka një objektiv të ri për transferim në Giuseppe Meazza.

Sport

13/07/2018 11:54

Te Interi i kanë idetë e qarta për merkaton, mungojnë edhe dy elementë, një mbrojtës krahu dhe një mesfushor qendre.

Për këtë të fundit është belgu Dembele i përzgjedhuri por ai është joshur nga ofertat kineze ndaj dhe në skenë është shfaqur emri i Leandro Paredes.

Mesfushori 24-vjeçar i është ofruar zikaltërve nga agjenti i tij dhe kjo ide i pëlqen Spallettit por pengesa e madhe është formula e transferimit, transmeton “SS”.

Për shkak të fair play financiar, zikaltrit munden vetëm të bëjne ofertë huazimi me të drejtë blerjeje e cila vështirë të bindë drejtuesit e Zenitit që duan cash të paktën 30 milionë euro.