Nuk u kthye në Arsenal sherri i Ozilit

Mesut Ozil është bërë shkak që Cesc Fabregas të mos kthehet në Arsenal. Mesfushori spanjoll thotë se ishte e pamundur që të dy të luanin në të njëjtën pozitë.

Sport

15/06/2014 23:33

Cesc Fabregas i ka treguar arsyet se përse nuk u rikthye në Arsenal, por e zgjodhi Chelsean, pasi vendosi të largohet nga Barcelona.

Përfaqësuesi spanjoll e pranon se ka biseduar me trajnerin Arsene Wenger, por në fund nuk është arritur marrëveshja, pasi në pozitën e Fabregas luan Mesut Ozil.

“I kisha 2-3 oferta nga Premierliga. Arsenali ishte një opsion, por bisedova me ta dhe e kuptova se do të ishte problem të luaja me Ozil, sepse luajmë në pozitë të njëjtë dhe se ishte e vështirë të gjendej një vend në fushë për të dy”, arsyetohet ish kapiteni i “Topçinjve”.

“Kam biseduar me Jose Mourinhon dhe ai më bindi. Më tregoi se çka dëshironte dhe për mua gjithmonë ka qenë një opsion të rikthehem në futbollin anglez”, përfundoi Fabregas.