Nuk do të besoni se çfarë ka bërë ky refugjat

Ky refugjat ka bërë një veprim që duhet të jetë shembull për të gjithë njerëzit pasi veprimi i tij i ka lënë të habitur edhe autoritetet në Gjermani.

Bota

29/06/2016 02:38

Muhannad M, 25 vjeç, refugjan sirian në Gjermani ka gjetur një shumë të madhe parash në një gardërobë të vjetër, përcjell lajmi.net

Ai kishte gjetur rreth 150,000 euro dhe menjëherë i ka dorzuar ato tek autoritetet, sipas Bild.

“Ky njeri meriton respekt të madh”, është shprehur zëdhënësi i policisë Ralf Steinmeyer.

Muhannad M, ka ardhur nëntë muaj më parë si refugjat nga Siria për shkak të luftës atje.

Kohën e fundit procedura e tij për azil ka përfunduar dhe ai është njohur si refugjat. Tani ai ka marrë një apartament të vogël në Minden.

Ai ato i ka gjetur në një dollap të vjetër duke pastruar dhe fillimisht kishte menduar se paratë ishin të falsifikuara, por pasi kishte kërkuar në internet e kishte parë se ato ishin të vërteta.

Paratë ishin të fshehura brenda një dollapi me dërrasë të dyfishtë.

Ai ka treguar se 50,000 euro ishin në para të gatshme por menjëherë i kishte dërguar ato në zyrat e imigracionit.

Edhe pse ai do të mund t’i shpëtonte të dy vëllezërit e tij më të vegjël nga lufta në Siri me këtë shumë parash, Muhannad ka thënë se: “Allahu kurrë nuk do të më lejonte që me pasurinë e huaj t’i plotësoja interesat e mija”.

“Ka ndodhur edhe më parë që shuma të vogla të parave të dorëzohen, por jo një shumë kaq e madhe”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Steinmeyer.

Muhannad, ka marrë një shpërblim prej 4,500 euro (3 për qind). Por është e mundur që ai të ketë edhe një ndihmë tjetër nga qendrat për punësim./lajmi.net