Nuk do ta besoni çfarë kërkon De Biasi në internet (FOTO)

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur se shfrytëzon internetin për të kërkuar përforcime të reja për ekipin e tij.

Sport

08/10/2016 09:48

Gianni de Biasi ka bërë të ditur se shfrytëzon internetin për të kërkuar përforcime të reja për ekipin e tij.

Selektori i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për të përditshmen sportive madrilene “AS”.

Dhe, në të ai ka shpjeguar mënyrën interesante se si identifikon futbollistët e rinj për ekipin e tij.

“Si i keni gjetur lojtarët që tani i keni në ekip? Në Internet. Ne kemi filluar kërkimin e lojtarëve, të cilët ishin shqiptarë, apo kishin emër shqiptarë, në çdo ligë”, u shpreh De Biasi, përcjell “Lajmi.net”.

“Pasi i kemi gjetur emrat ne kemi analizuar videot e tyre në Youtube për të parë nëse ata ishin interesante. Pastaj, në fazën e fundit, ne do të bisedoni me ta dhe i pyesnim nëse donin të luanin për Shqipërinë’, ka deklaruar De Biasi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.