Nuk qëndron Solskajer, Man Utd e ka gjetur trajnerin e ri

Manchester United duket se po kërkon një trajner të ri.

Merkato

17/02/2019 16:20

Ole Gunnar Solskjaer ka impresionuar te Manchester United, por që këta të fundit po përgatiten të transferojnë një trajner të ri.

‘Djajtë e Kuq’ e kanë në listë Maurichio Pochettinon e Tottenhami, por që po ballafaqohen me një problem, përcjell lajmi.net.

Manchester United nuk është i gatshëm që të paguajë 40 milionë euro për ta liruar atë nga kontrata me Spurs.

Skuadra nga Manchesteri është duke tentuar që ta bind Pochettinon të kalojë në Old Trafford, por duke kërkuar edhe që shuma e transferimit të ulet. /Lajmi.net/