Nuk po mund të zgjoheni lehtë në mëngjes? Ky shtrat është zgjidhja juaj! (Video)

Sikur të gjithë njerëzit e tjerë në botë, edhe ju sigurisht se e keni problem të zgjoheni në mëngjes. Por, një shpikje e re në Britani duket se e ka zgjidhur këtë problem.

Fun

31/07/2015 16:30

Përdoruesi i YouTube, Colin Furze, ka ndërtuar një shtrat të cilin ai e quan “Shtrati me voltazh të lartë”.

Furze e ka ndërtuar këtë shtrat me korniza metali, i cili shtyhet larg nga muri përpara, dhe më pas, përmes kompresorëve të ajrit, aktivizohen dy piston të cilët e shtyjnë shtratin përpara me një shpejtësi, transmeton Lajmi.net.

Krejt kjo aktivizohet kur alarmi i vendosur për t’u zgjuar bie.

Furze ka shtuar gjithashtu drita në shtrat dhe disa trumbeta për një fuqi maksimale ‘zgjimi’. Më poshtë mund ta shikoni këtë shtrat interesant: