Nuk ndalet Guardiola, transferon dy lojtarë të njohur për 87 milionë euro

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Monacos, Benjamin Mendy, dhe lojtarin e Real Madrid, Danilo.

Sport

22/07/2017 18:15

Goal.com merr vesh se City ka ofruar 57 milionë euro për Mendyn, kurse 30 milionë për Danilon, transmeton lajmi.net

Skuadra e Guardiolës ka pasur konkurencë edhe nga Chelsea për dy lojtarët, por ofertat e fundit kanë qenë të parefuzueshme‌.

Danilo do të bashkohet me skuadrën në Los Angeles ditëve në vijim, dhe mund të debutojë të mërkurën në ndeshje miqësore.

City më herët ka transferuar edhe mbrojtësin e Tottenham, Kyle Ëalker dhe mesfushorin ofansiv të Monacos, Bernardo Silva. /Lajmi.net/