Nuk ndalet Era Istrefi, publikon këngën “Purpose” në duet me Jonas Blue

Era Istrefi është artistja që me sukses po i vazhdon karrierën në rrafshin ndërkombëtar.

ShowBiz

09/11/2018 18:48

Era Istrefi pak orë më parë publikoi këngën “Anything more”, në duet me Steve Aokin, shkruan lajmi.net.

Por, kjo nuk është e tëra, këngëtarja sapo ka lansuar këngën me titull “Purpose”, në duet me Jonas Blue.

Ky projekt është pjesë e albumit “Blue” të këngëtarit britanik Jonas Blue, i cili bashkëpunoi edhe me emrat e njohur si Liam Payne, Joe Jonas, JP Cooper dhe Lennon Stella.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Purpose”, këngë kjo nga Era Istrefi dhe Jonas Blue, pjesë e albumit që përmban 15 këngë. /Lajmi.net/

YouTube player