Nuk ndalen protestat kundër shqiptarëve në Maqedoni

Edhe sonte kanë vazhduar protestat e organizuar nga shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, kundër platformës së partive shqiptare për gjuhën shqipe.

Lajme

23/03/2017 21:35

 

Në ditën e 25-të, protesta në Shkup filloi para Qeverisë, duke marshuar deri te Kuvendi.

Edhe sonte protestuesit kërkuan nga partitë maqedonase që të refuzojnë platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe mos zbatimin e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë.