“Nuk na ndihmoi Policia ta fusim gazin lotsjellës”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka kundërshtuar deklaratën e Kadri Veselit se shefi i sigurimit në Kuvendin e Kosovës e ka ndihmuar opozitën që të fusë brenda gaz lotsjellës.

Lajme

15/12/2015 12:49

Haradinaj tha se Opozita gjatë gjithë kohës kërkon mbështetje nga populli i Kosovës, por nuk kanë pasur ndihmë nga policia, siq ka thënë Veseli.

Kreu i AAK-së këtë e ka thënë gjatë një konferencë të cilën u bë e ditur se ka aderuar Brahim Mehmeti dhe disa të rinj të tjerë.

Ardhja e Mehmetit në AAK, sipas Haradinajt fuqizon veprimet e opozitës.kp